Telenews

Hovenier uron Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen e saj edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “X”, Hovenier ka thënë se institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.

“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier.

 

Ndryshe, Gresa Caka-Nimani është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 17 maj 2021.

Ajo është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015.

Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Gresa Caka-Nimani ka qenë pjesëmarrëse në grupe të ndryshme punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit. Gjatë viteve 2006-2008, ajo ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë Amerikane për Grupin Punues dhe më pas, Komisionin Kushtetues përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Studimet për drejtësi, Gresa Caka-Nimani i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2004), ndërsa magjistraturën në fushën e integrimeve evropiane dhe regjionalizmit e ka përfunduar në Universitetin e Grazit, Austri (2007). Ajo aktualisht vijon studimet për doktoratë në fushën e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Grazit, duke u fokusuar në ndërkombëtarizimin e kushtetutbërjës.


source

Të ngajshme

Hill: Shpresoj që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë

The Geopost publikon përgjimin e dytë të Bedri Shabanit – konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s

Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej datës 1 korrik