Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar rëndësinë e ndihmës së diasporës për popullin shqiptar gjatë periudhës së luftës.
Ai ka theksuar se organizimi i shkollave dhe mbështetja për nevojat themelore të qytetarëve ishin gjëra jetike në kohën e vështirë të viteve të 90-ta.
“Akt po ashtu i rëndësishëm organizimi shkollave, po ashtu shpërfillja që e kanë bërë qytetarët nevojës së vet për me u ushqye, mos me hy në punë, me ndenjur pa bukë në të 90-at… Nuk bëhet fjalë vetëm për një element, por një populli tërë i organizuar në formën e vet aq sa ka pasur mundësi. Gjatë luftës ka qenë jetike ndihma e diasporës që është sjellë, me u majtë gjallë njerëzit gjatë krejt kësaj periudhe”, ka deklaruar Hoxha.

