Telenews

Hoxha: Shumë jetë janë humbur nga armët ilegale, qëndroni larg tyre

Policia e Kosovës ka nisur procesin e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Në këtë ceremoni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg armëve ilegale, derisa tha se shumë njerëz kanë humbur jetën nga to.

“Shkatërrimi i armëve të vogla dhe të mesme bëhet me qëllim që të krijohet më shumë siguri për qytetarët dhe vendin tonë. Armët ilegale janë rrezik për shoqërinë tonë, janë rrezik për familjet tona. Ato nuk krijojnë siguri, ato krijojnë më shumë pasiguri. Gjatë këtyre viteve kemi pasur jo pak raste ku armët ilegale janë përdorur në raste kriminale, dhe po ashtu shumë jetë janë humbur nga armët ilegale. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë të qëndrojnë larg armëve ilegale”, u shpreh Hoxha.

Të ngajshme

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi

A do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së? Kurti: Për çështje të tjera përgjgjemi më vonë

Yllka Gashi

Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Yllka Gashi