Telenews

HOXHË SHEFQET KRASNIQI KA NJË KOMENT, PAS DËSHTIMIT TË MIRATIMIT TË LIGJIT KU LEJOHEN MARTESAT MES GJINIVE TË NJEJTA [VIDEO]

Hoxha Shefqet Krasniqi e ka shpallur fitoren pas dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili lejon martesën mes gjinisë së njëjtë.
Krasniqi në ligjëratën e tij të sotme, thotë se ata që deshën ta bëjnë miratimin e këtij Kodi Civil, janë njerëz dashakëqij të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë vendin tonë.
“Ligjëratën e sotme po e nisi me një falënderim të veçantë te i madhi All-llah, i cili nuk i lejoi dashakeqët e vendit tonë që ta miratojnë një ligj i cili shkon në dëm të dinit dhe vatanit. Nuk i lejoi ata njerëz dashakëqij të cilët dojnë ta prishin vendin tonë, ta rrënojnë kulturën dhe traditën tonë, ta ndryshojnë dinin tonë, dhe cdo gjë me të cilën jemi krenuar tani”, tha Krasniqi.
Ai tha se me mosmiratimin e këtij ligji, sot është ditë e madhe për Kosovën, pasi nuk është hidhëruar Zoti.
“Kujtojë se sot është ditë e madhe për neve në Kosovë. Sot Kosova ka shpëtu prej hidhërimit të Zotit, së paku për një kohë, sepse një miratim i një ligji që lejon të vepruarit cka nuk i bëjnë shtazët, është baraz me hidhërim nga qielli lart, nga i madhi Zot. Hidhërimi i Zotit pason me pasoja fatale, deri tek shkatërrimi, qysh ka vepruar i madhi Zot me popullin e Lutit”, tha Krasniqi.
Hoxha po ashtu tha se duhet të lutemi për udhëzimin e deputetëve që e kanë votuar miratimin e këtij Kodi.
“ Ata njerëz nuk meritojnë ta përfaqësojnë popullin në mandate tjera, aty ku janë tani. Janë në vend të gabuar, lutemi që Allahu edhe ata t’i udhëzojë, e t’i vetëdijësojë, e nëse jo nga ai vend aty t’i largojë, e me burra më të mirë e më të ndershëm t’i ndërrojë”, tha Krasniqi.


 

 

 

Të ngajshme

Gërvalla: Mësimi i gjuhës shqipe nga diaspora, detyrim kombëtar

Erzana Fazliu

Marredheniet e tensionuara mes Oltes dhe Milaimit në Big Brother

Erzana Fazliu

Fundi i mandatit: Kurtit i mbesin 96 çerdhe veç në letër – Nagavci hedh fajin te komunat e opozitës

Erzana Fazliu