Telenews

Humbi lojën në TikTok- Vdes influenceri, piu disa shishe alkool si ndëshkim

Siç shpjegoi një nga miqtë e tij për “Shangyou News”, Sanqiange piu 3-4 shishe Baijiu, një pije që ka një përmbajtje alkooli midis 30% dhe 60%.

“Nuk e di sa kishte pirë para se të nisja ta shikoja unë në “live”. Por, vetë e pashë të përfundonte tre shishe para se të fillonte një të katërt”, tha shoku i të ndjerit.

Sanqiange ishte i njohur tashmë për “live”-t e tij, duke marrë pjesë në këto lloj sfidash, në të cilat ai pinte sasi të mëdha pijesh alkoolike.

Siç shpjegohet nga BBC, vdekja e Sanqiange ka të ngjarë të hapë një debat për rregullimin e një sektori që tashmë ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve kineze për praktikat dhe sfidat e çuditshme në të cilat personazhet e ndryshme marrin pjesë. Në fakt, autoritetet e vendit kanë ndaluar tashmë personat nën 16 vjeç që të dhurojnë para dhe kanë kufizuar aksesin në rrjete sociale pas orës 22:00 për njerëzit e kësaj moshe.

Nga ana tjetër, Administrata Kombëtare e Videos dhe Televizionit të Kinës dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit, kanë marrë masa për të ndaluar “31 sjellje të pahijshme të transmetuesve të drejtpërdrejtë”. Për shembull, “inkurajimi i përdoruesve që të ndërveprojnë në një mënyrë vulgare” ose “nxitja e fansave të sulmojnë me thashetheme”.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj