Telenews

Humolli: Ibrahim Rugova e ka prashitë një rend e u ul ka pushue

Ish komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, Fatmir Humolli, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për Çlirimin e Kosovës më 1999 dhe kontributin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë proces.

Humolli ka thënë se Ibrahim Rugova është pjesë e politikës paqësore.

Ai në mënyrë metaforike ka thënë se “ai[Rugova] ka hy në arë me prashit  një ren, por masi e ka prashitë atë ren, për mendimin tem u ul e ka pushue, e ka vazhdu UÇK-ja”.

Kosovën e kanë çlirua ata të cilët kanë qenë të shtypur

Humolli ka thënë se Kosovën e kanë çliruar ata të cilët e kanë nisur luftën, përkatësisht ata të cilët kanë qenë të shtypur dhe ata që kanë besuar që kanë mundësi me u çliru prej pushtuesit serb.

Humolli ka thënë se lufta kundër pushtuesit serb ka filluar kohë më parë, fillimisht ka qenë “luftë ideologjike-politike dhe luftë e armatost është një segment i luftës çlirimtare kundër pushtuesit serb”.

Ai ka thënë se popullata shqiptare ka qenë kundër pushtuesit vazhdimisht dhe në vitet e ’90-ta sipas tij është “një kryengritje e krejt popullit tonë kundër pushtuesit serb”.

“Nuk e njofin më shtetin dhe institucionet serb. Ndërtojnë institucionet paralele kundër pushtuesit serb. Kulminacioni i luftës çlirimtare është luftë e armatost e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku i ka detyrue dhe i ka mobilizu krejt faktorët kundër pushtuesit serb”, ka thënë Humolli.

source

Të ngajshme

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Kuvendi në pushim, pagat në maksimum: 230 mijë euro për më pak se dy orë seancë

KushtrimGuraj