Telenews

Hyseni: Fondi Sovran do të jetë reforma më e madhe e ekonomike në Kosovë

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar krijimi i Fondit Sovran të Kosovës, që ishte njëri ndër premtimet më të mëdha parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Udhëheqësi i ekspertëve të grupit punues për Fondin Sovran, Mentor Hyseni ka deklaruar se krijimi i këtij fondi është reforma më e madhe e ekonomisë së vendit të ndodhur ndonjëherë.

Sipas tij, me krijimin e këtij fondi do të ndodh zhvillimi sektorial i ekonomisë së vendit dhe reformimi i ndërmarrjeve publike, duke i kthyer ato në kompani fitimprurëse dhe interesante për investitorë.

Nën ombrellën e Fondit Sovran do të futen të gjitha ndërmarrjet publike, që sipas Hysenit tashmë nuk operojnë më me humbje, si dhe 24 mijë asete tjera.

“Ne nuk po bëjmë diçka të jashtëzakonshme, ne po bëjmë diçka që është duke bërë bota në dy dekadatë e fundit, janë tri modele të fondeve sovrane, modeli i fondeve pensionale, modeli i investimeve që ne e kemi marr, ne kemi bërë një platformë që i përshtatet më së miri Kosovës, që është fondi investiv dhe zhvillimor që ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë sektoriale që primatin e kanë ndërmarrjet publike dhe të investimin e kapitalit të huaj në Kosovë që me rrit likuiditetin e këtyre ndërmarrjeve”, ka thënë Hyseni.

Reforma që ka nisur qeveria në tri vitet e fundit te ndërmarrjet publike, sipas projektuesit të Fondit Sovran, japin siguri që fondi do të funksionojë, sepse vetëm 6 ndërmarrje para tri viteve kanë pasur 26 milion euro humbje, ndërsa tani kanë 238 milionë euro fitim.

Në anën tjetër, udhëheqësi i grupit të ekspertëve siguron se nuk do të ketë largim të punëtorëve nga vendet e tyre në ndërmarrjet publike. Sipas tij, përkundrazi, do të ketë shtim të aktiviteteve në këto ndërmarrje dhe rrjedhimisht edhe punëtor të rinj.

 

Të ngajshme

Salla e sporteve në Samadrexhë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku, komuna ndanë 5 mijë euro për familjen e tij

KushtrimGuraj

Policia me fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve: “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”

KushtrimGuraj

Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Jam krenar dhe mirënjohës për boshnjakët dhe kontributin e tyre

KushtrimGuraj