Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçari si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë.
Por, kush është ushtari i FSK-së Azem Kurtaj?
Azem Kurtaj, është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt.
Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut. Në qershor të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

