Telenews

I përjashtuari nga Chelsea, i ofrohet klubeve të Serie A

i-perjashtuari-nga-chelsea,-i-ofrohet-klubeve-te-serie-a

Axel Disasi është përjashtuar nga skuadra e parë e Chelseat dhe ai po luan me ekipin e të rinjve.

Qendërmbrojtësi francez Axel Disasi pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të dimrit, sipas Nicolo Schira.

27-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për ekipin e parë këtë sezon, duke humbur vendin në planet e Enzo Marescas.

Raportohet se Chelsea tashmë e ka ofruar Disasin te dy gjigantët e Serie A: Juventus dhe Milani, të cilat po kërkojnë përforcime në qendër të mbrojtjes.

Disasi iu bashkua “Blues” në gusht të vitit 2023 nga Monaco për 45 milionë euro, por këtë edicion ka regjistruar vetëm 161 minuta në 2 ndeshje me ekipet e të rinjve, një rënie e madhe për një futbollist që erdhi si një nga investimet kryesore të verës së kaluar.

Largimi i tij nga Chelsea është i pashmangshëm, derisa edhe Lyon ka shfaqur interesim për të.  

Të ngajshme

Daku futet në zhveshtoren e skuadrës rivale, kaq kthjellët po e flet rusishten (Pamje)

Rrezarta Ramaj

Milan dhe Manchester City, në një shkëmbim spektakolar: Leao për Ruben Dias? –

KushtrimGuraj

Talenti nga Kosova, Getuar Kadrijaj nënshkruan kontratën e parë profesionale me FC Zurich –

KushtrimGuraj