Telenews

I riu në Prishtinë kapet në flagrancë me drogë

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Telenews.al.

Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën “Migjeni’, ku një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë, nën dyshimet për posedim të gjërave të kundërligjshme, kanë ndalur për kontroll një person.

Gjatë kontrollit trupor, tek i riu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj 27-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj