Telenews

I shkrep pushka ajrore nga pakujdesia në bjeshkët e Deçanit, plagos veten në këmbë

Një 31-vjeçar ka përfunduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan pasi u vetëlëndua me një pushkë ajrore, ndërsa arma iu sekuestrua nga Policia, raporton Sinjali.

Sipas burimeve, ai ishte paraqitur në QKMF me një plagë në gishtin e dytë të këmbës së majtë, e cila, sipas deklarimit të tij, ishte shkaktuar nga një shkrepje aksidentale e pushkës ajrore.

I dyshuari ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 23:00 në Bjeshkën e Roshkodolit, ku, për shkak të pakujdesisë, arma i ishte shkrepur duke e goditur në këmbë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit.

Më pas, njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar pushkën ajrore të përdorur në incident.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprat “Vetëlëndim” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa A. Ahmetxhekaj është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Yllka Gashi

Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari

Yllka Gashi