Telenews

Ibishi: Bandat në veri janë të përgaditura të shkaktojnë gjakderdhje

Situata e sigurisë në katër komunat e veriut vazhdon të mbetet e tensionuar pas protestave të dhunshme të qytetarëve serbë, të cilët përdorën armë e eksploziv kundër forcave të rendit, Policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Madje 25 prej ushtarëve të NATO-s janë plagosur dhe po trajtohen në klinikat vendore.

Ekspert i çështjes së Sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “RTK Prime”, ka  folur rreth situatës  së sotme në veri të Kosovës, sidomos për ngjarjet e pasdites ku pati edhe të plagosur. Ai thotë skenat që vijnë nga vendi i ngjarjes vijnë nga bandat kriminale, dhe se sipas tij, këto pamje nuk kanë të bëjnë me protesta. Sipas Ibishit, këto banda janë të përgatitur të shkaktojnë gjakderdhje.

“Këta s’kanë të bëjnë më protestues. Këto janë banda kriminale, këta janë të përgatitur që të shkaktojnë gjakderdhje. Dhe vetëm momentin e kanë pritur. E patë çfarë pasoja bëjnë ndaj ushtarëve. Këta janë pjestarë të njësive kriminale të specializuara për këso raste”, ka thënë Ibishi.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj