Telenews

IHMK: Mos jini në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10 deri në 17

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira vende – vende, të cilat mund edhe të sjellin reshje shiu.
IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që nga ora 10-17 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se reshje më të theksuara priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj.

Të ngajshme

Gjykata e Lartë rikthen Ilir Metën në Apel

Blearta

Musliu: Të martën, ky pushtet dhe ky regjim merr fund

Valjeta Turkaj

Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

Valjeta Turkaj