Meraklinjët e ushqimit dhe në veçanti mishit në vendin tonë, definitivisht e kanë një adresë ku mund ta shijojnë më së miri atë dhe me shumëllojshmëri sidomos të mishit, por edhe të tjerave.
Në zemër të Prishtinës me përvojë shumëvjeçare të veçantë, duke u ngulitur si një tempull i kuzhinës tradicionale shqiptare që nga viti 1986, restauranti “Illyrian Castle” ka qenë dhe mbetet destinacioni i preferuar për ata që dëshirojnë të shijojnë thellësinë dhe autenticitetin e shijeve të ushqimeve të përgatitura me mish.
Në këtë restaurant me origjinën e kuzhinës shqiptare tradicionale, do të gjeni ushqime të shumta e në veçanti ato të mishit të përgatitura me kujdes të lartë nga kuzhinierët e kualifikuar dhe me përvojë të gjatë pune.
Për t’ju lehtësuar çasjen në menynë që ofron, Illyrian Castle ka lansuar online edhe uebsajtin që tregon në detaje për gjërat që përgatiten aty me një kujdes super-special.
Restoranti ”Illyrian Castle” nuk është thjesht një vend ushqimi, është edhe një udhëtim që ju rikthen në kohën kur gjithçka kishte shije dhe traditë. Aty ka bukë, kripë dhe zemër e të cilat janë jo vetëm përbërës, por simbole të mikpritjes dhe trashëgimisë shqiptare.
Çdo pjatë që serviret tek ”Illyrian Castle” me plotë kuptimin e fjalës mund të thuhet se është një tregim i pasionit dhe përkushtimit ndaj kuzhinës bio dhe tradicionale shqiptare.
View this post on Instagram
Sa i përket cilësisë së ushqimit, padyshim që ajo është më e mira e mundshme, pasi produktetet janë bio dhe të përgatitura me pasion dhe për tu vërtetuar në atë po e themi, mjafton ta vizitoni vetëm një herë këtë vend, për të mos e ndërruar më asnjëherë.
”Illyrian Castle” ofron një gamë të gjerë të specialiteteve të mishit, të cilat janë gatuar me metoda tradicionale dhe me përbërës të zgjedhur me kujdes. Në mesin e tyre serviren:
- Specialitetet e mishit:
- Tomahawk Steak
- Fiorentina
- Kurora e Qengjit
- Prushi:
- Kingji në Hell 12kg
- Edhi në Hell 12kg
- Kombinim Mishi
Shija e mrekullueshme e çdo pjate vjen si rezultat i përkushtimit të stafit të këtij restauranti ndaj ushqimeve bio dhe gatimit me shumë dashuri për klientët e shumtë që e frekuentojnë.
Vizitojeni këtë vend magjik të ushqimit që shijon në adresën në Rr. Holger Petersen, Prishtinë, ose mund ti kontaktoni edhe në numrin +383 46 555 550, por edhe përmes emailit: info@illyriancastle.com për të rezervuar një tavolinë.
“Illyrian Castle” është jo vetëm një restaurant, por një destinacion ku shija dhe tradita bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme.