Telenews

Integrimi euro-atlantik i Kosovës diskutohet në Samitin e Diasporës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha.

Takimi u zhvillua në Tiranë, nën margjinat e Samitit të Diasporës, shkruan IndeksOnline.

Në këtë takim u diskutua integrimi euro-atlantik i Republikës së Kosovës dhe roli i Shqipërisë në mbështetjen e këtij procesi.

“Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB” deklaroi Konjufca.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot në Tiranë, në margjina të Samitit IV të Diasporës, pata një takim të përzemërt me mikun dhe homologun tim, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në frymën e lidhjes sonë të natyrshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona, diskutuam për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, për të shtyrë përpara të interesit kombëtar.

Me fokus të veçantë diskutuam për integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe rolin e rëndësishëm që Shqipëria vazhdon të luajë në mbështetje të këtij procesi. Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e Ministrit Hoxha dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në çdo platformë globale, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe avancimin drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

Në kuadër të Samitit të Diasporës, diskutuam gjithashtu për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet dy vendeve tona në angazhimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare kudo në botë, si një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror i vendeve tona.

Në margjinat e Samitit, mora pjesë gjithashtu në një panel diskutimi së bashku me Ministrin Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga trevat shqiptare, ku u trajtua roli i diasporës shqiptare dhe nevoja për të bërë më shumë në drejtim të përfshirjes së saj.

Kosova dhe Shqipëria përveç se ndajnë gjuhën, historinë e sakrificën, ndajnë dhe një të ardhme të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku, me përkushtim dhe vizion të qartë.“

 

Të ngajshme

Suspendohet nga puna një minatorë i “Trepçës”, ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi

KushtrimGuraj

Dyshohet për therje me thikë në Dardani, policia në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj

Largohet nga puna minatori që vodhi paratë e Trepçës

Rrezarta Ramaj