Telenews

Irlanda e përmbush premtimin e saj: Dublini njeh Palestinën si shtet të pavarur

 

 

Pasi autoritetet norvegjeze mbajtën një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm në të cilën njoftuan se e njohin Palestinën si shtet, zyrtarët e Qeverisë së Irlandës vendosën për të njëjtën lëvizje.

Ashtu si në rastin e Norvegjisë, njohja do të hyjë zyrtarisht në fuqi më 28 maj dhe ky vendim u konfirmua në emër të Irlandës nga qeveritarët Simon Harris, Micheal Martin dhe Eamon Ryan.

Irlanda u bë vendi i parë që njohu pavarësinë e Palestinës bashkë me Spanjën dhe Norvegjinë, e një vendim të ngjashëm pritet ta marrin në ditët në vijim Malta dhe Sllovenia.

“Unë e prita këtu disa javë më parë Kryeministrin e Spanjës. Momenti tashmë ka ardhur. Sot, Irlanda njeh shtetin e Palestinës. Ne do të ndërmarrim hapat kombëtarë të nevojshëm për të marrë vendimin përfundimtar. Pres me padurim që vendet e tjera të bashkohen me ne”, tha kryeministri Simon Harris në konferencën për shtyp.

Të ngajshme

Trump “vesh” kostumin e Supermanit, e quan veten “Simbol i shpresës”

Valjeta Turkaj

Nesër shënohet 30 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

Donat Hashani

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Valjeta Turkaj