Isah Mustafa është profesionist në fushën e teknologjisë së informacionit dhe aktualisht mban pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Përkrahjen e Shfrytëzuesve në Departamentin për Siguri Kibernetike dhe Administrim të Sistemeve, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me një përvojë mbi 19 vjeçare në këtë institucion, ai ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në avancimin e sigurisë digjitale dhe mbrojtjen e sistemeve shtetërore.
Përveç karrierës profesionale, Isah ka qenë i lidhur ngushtë edhe me jetën kulturore të Prishtinës. Prej 22 vitesh ai është pjesë e skenës muzikore të kryeqytetit, duke kontribuar në zhvillimin e saj dhe duke qenë për pesë vite anëtar i organizatës Stereospace, që ka promovuar kulturën urbane dhe alternativën artistike.
Ai jeton në lagjen Kolovicë dhe interesat e tij shtrihen nga IT-ja e deri te muzika, kultura dhe sporti. Për Isahun, kombinimi i profesionit me pasionet kulturore është mënyra më e mirë për të ndërtuar një shoqëri të balancuar dhe aktive.
Me këtë frymë, ai i është bashkuar ekipit të Uranit, duke besuar se përvoja e tij, si profesionale ashtu edhe kulturore, do të jetë vlerë e shtuar për zhvillimin e komunitetit dhe për të ardhmen e Prishtinës.