Telenews

Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti, i bashkohet AAK-së

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti, ka vendosur t’i bashkohet  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se vendimi i Behxhetit për t’iu bashkuar partisë së tij është një hap pozitiv.

“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Lulzim Behxheti u prezantua si kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit.

source

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur dhe katër të lënduar

KushtrimGuraj

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u privua nga jeta në fshatin Balaj

KushtrimGuraj

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

KushtrimGuraj