Telenews

Ish-kryeministri i Greqisë: Ballkani i Hapur është mundësi që Ballkani Perëndimor të lëviz përpara

Ish-kryeministri i Greqisë, Xhorxh Papandreu, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara.

Ndonëse ka thënë se është e vështirë për Kosovën, ai e ka krahasuar atë edhe me procesin e Berlinit, për siç ka thënë përfitimet financiare.

Ai në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, shtoi se duhet të punohet bashkë në mënyrë që të ketë zhvillim në këtë rajon.

“Kemi rivalitete gjeopolitike dhe Evropa duhet të luaj një rol të rëndësishëm, sesi të punojmë bashkërisht, kur bashkohemi mund të jemi më efikas. Duhet të tregojmë vullnetin politik për këtë regjion dhe mendoj që është një ndër kolaudimet bazike, na nevojitet vullnet i ri i brendshëm politik për të ndryshuar për të mirë”, tha ai. “Evropa është e rëndësishme të ndihmoj ata që duan të reformohen, bashkëpunimi regjional në Ballkan mund të jetë një mbështetje madhore për të lëvizur përpara në procesin e reformimit, është Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për Kosovën, e pastaj e di që është edhe procesi i Berlinit, ku do të ketë përfitime financiare edhe për Kosovën edhe për vendet e tjera”, tha ai.

 

Të ngajshme

Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 kilogramë suxhuk, cigare dhe një qenush

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj

Kurti takohet me kryeministrin kroat, diskutohet për proceset euro-atlantike

Valjeta Turkaj