Telenews

ISH-KRYETARI I JUNIKUT, AGRON KUÇI BËHET AVOKAT

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthyer profesionit të tij të juristit.
Kuçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur rrugëtimin profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve.
Njoftimi i plotë i Agron Kuçit:
Të dashur miq !
Pas një pune mbi 20 vjeçare në detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve!
Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.
Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndeërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues teë Republikeës seë Kosoveës.
Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.

Të ngajshme

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

Furtuna Zejnullahu

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Furtuna Zejnullahu

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Furtuna Zejnullahu