Telenews

ISH-KRYETARI I PRISHTINËS: JAVËN TJETËR RRITEN PËRSËRI ÇMIMET

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se javën tjetër pret që serish të ketë rritje të çmimeve.
Ahmeti ka thënë se nuk duhet të krijohet panikë pavarësisht kësaj situate.
“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është me bo panikë, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë se buxheti është i vogël teksa ka thënë se qeveria duhet të mbahet përgjegjëse për atë se si ka reaguar ndaj situatës në fjalë.
“Ne mundemi me i pas vitin tjetër 2 miliardë euro buxhet, por realisht ke më pak pare dhe këto s’po diskutohen”, theksoi ai.
“Për çka mundet me u mbajt përgjegjëse qeveria është se si ka reaguar përballë kësaj situate. S’ka reagim (nga qeveria)”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se fitores së VV-së i ka humbur shkëlqimi.
“I ka humb edhe shkëlqimi kësaj fitores së VV’së pak pas një viti. Është e pritshme, e natyrshme sepse pritjet janë të mëdha”, tha Ahmeti.
Për fund, Ahmeti ka thënë se problem i Vetëvendosjes është se nuk po i beson askujt pavarësisht se jemi në një situatë ku kërkohet që të gjithë të jenë së bashku.
“Problemi i VV’së është se nuk i beson askujt dhe vështirë është që VV’ja me ofru dikë. Pra kur t’i thotë Albini Ramushit, Avdullah Hotit e Lumirit: “hajdeni të ulemi” ata krejt kanë me i thënë : “po le se ne pesë vjet të kemi lutur ty kur ke qenë në opozitë e s’e ki bo këtë punë”. Jemi në një situatë, ku thjesht kërkohet që krejt kokat të jenë bashkë”, shtoi ai.

Të ngajshme

AKB paralajmëron se tatimi në pronë në Kosovë do të bëhet më i larti në Ballkan

Donat Hashani

Rama dështoi përsëri, autobusët e ri s’vijnë as në janar

Donat Hashani

Murati: Paga mesatare është rritur për 104 euro, bie miti se me qeveritë tjera pagat rriteshin për të gjithë

Donat Hashani