Telenews

ISH-MINISTRI GJERMAN GODET BE-NË: TË MBAHET PREMTIMI DHE TË LIBERALIZOHEN VIZAT PËR KOSOVËN

Ish-ministri shtetëror gjerman për Evropë, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një shkrim në Twitter, pas takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.
Lajçaku së fundmi ka publikuar disa fotografi nga takimet me zyrtarë gjermanë në Berlin. Ai ka thënë se Gjermania i ka dhënë mbështetje punës së tij dhe se ka pasur diskutime se si duhet të avancohet integrimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Jemi pajtuar që kjo është më e rëndësishme se kurdo më herët në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Kuvendi miraton marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor

Valjeta Turkaj

Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë që po abuzojnë duke e keqpërdorur krizën

Valjeta Turkaj

KS i OKB-së, më 9 prill debaton për punën e UNMIK-ut

Valjeta Turkaj