Telenews

Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit

Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Të ngajshme

“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

Yllka Gashi

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Yllka Gashi

9 personat që u kapën dje në veri dalin para gjykatës

Yllka Gashi