Telenews

Ismaili: Po vërehet një zgjim i VLEN-it për zgjedhjet parlamentare

Analisti Abedin Ismaili ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut është shoqëruar me një “zgjim” të koalicionit opozitar VLEN.

Sipas tij, ky koalicion ka ditur të identifikojë dhe t’i minimizojë gabimet e veta nga fushata për zgjedhjet presidenciale, duke mos i përsëritur ato.

Ismaili në “Debat Plus” gjithashtu ka theksuar se fushata për zgjedhjet parlamentare ka vazhduar në një mënyrë të qetë, pa incidente dhe pa kërcënime të veçanta.

Ai ka vlerësuar se ky moment paraqet një shenjë pozitive për procesin demokratik në Maqedoni të Veriut.

“Mbi të gjitha, ajo që është vërejtur gjatë kësaj fushate për zgjedhjet parlamentare është vërejtur një zgjim i koalicionit opozitar VLEN, që panë gabimet e tyre ku i kanë bërë dhe janë munduar që t’i minimizojnë gabimet dhe të mos i përsëritin. Kryesisht fushata për zgjedhjet parlamentare ka vazhduar ngjashëm sikurse për ato presidenciale, ka qenë fushatë e qetë, pa incidente dhe nuk ka pasur kërcënime”, ka deklaruar në “Debat Plus” analisti Ismaili.

source

Të ngajshme

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen

50 fëmijë në dispozicion për adoptim, 200 familje të interesuara

Prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë