Telenews

Italia goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua dje rreth mesnatës në jug të Italisë, në Molise. Mediat italiane raportojnë se epiqendra ishte në provincën e Campobasso.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi prej 23 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa zona të tjerë si Campania, Puglia, Abruzzo dhe Lazio.

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën menjëherë në rrugët e vendit. Autoritetet italiane, nga kontrollet e para të kryera, raportojnë se nuk ka dëmtime në shtëpi apo njerëz.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj