Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka thënë se disa pamje nga dasma e saj me aktorin Ben Affleck, i janë “vjedhur pa pëlqimin e tyre”.
Bëhet fjalë për një video, ku ajo shihet duke i kënduar serenatë aktorit.
Pasi llogaria JLoË0rld ndau videon në Instagram, ajo komentoi: “Kjo është marrë pa leje. Kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat. Nuk e di nga e merrni të gjithë sepse ne u kërkuam të gjithëve të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë. Kjo është zgjedhja jonë për të ndarë”.
“Çdo gjë që unë publikoj private është OnTheJLo dhe është për ta ndarë me fansat e mi. Të cilën do ta bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para”.



