Telenews

Iu shpua koka 25 vjeçarit nga pakujdesia, inspektorati dënoi me vetëm 2,500 Euro kompaninë e ndërtimit (VIDEO)

Një 25-vjeçar u lëndua në vendin e punës, duke humbur aftësinë për të lëvizur gjithë pjesët e trupit dhe mundësinë për të jetuar një jetë normale.

Si duket as gjendja e rëndë shëndetësore e Bledar Shijakut nuk ua mbushi mendjen gjyqësorit që të fillonte dhe zhvillonte procesin gjyqësor, raporton Kiks Kosova.

Në një intervistë për KIKS-in, mbrojtja e Shijakëve, Mehdi Geci tha se tek pas më shumë se dy viteve, Gjykata Themelore në Prizren vendosi që të mbajë seancën fillestare.

Një proces i tillë, sipas Gecit, do të duhej të fillonte shumë më herët.

Pavarësisht gjithë pasojave që ky aksident i solli Bledarit, pronarët e kompanive ku ai kishte qenë duke punuar, u deklaruan të pafajshëm me arsyetimin se Bledari në momentin kritik kishte qenë duke dalë nga puna.

Geci për KIKS-in tha se ata u dënuan me një gjobë nga inspektorati.

Pas seancës fillestare, mbrojtjes së Shijakëve gjykata nuk po i jep informacione se çka kanë ndërmarrë më tutje.

Paralelisht me padinë penale, familja Shijaku kanë ngritur edhe padi civile për dëmin material e emocional që aksidenti i shkaktoi.

E lidhur me këtë proces, Geci thotë se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet, gjykata asnjëherë nuk nisi punën.

 

Të ngajshme

Gjukanoviq: Ndërkohë që policia mbante konferenca ‘koti’, vrasësi vazhdonte me masakrat e tija

Donat Hashani

“Te na bojn fmi se ju ka hupë koha” – Tayna thotë se te ne lindin fëmijë që kur plaken ka kush i shikon

Erzana Fazliu

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj