Telenews

Izraeli vazhdon të bombardojë objektet fetare, filmohet shkatërrimi i një xhamie në Gaza

Sulmet ajrore izraelite dëmtuan dy xhami në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara plotësisht në 59 sosh.“Aeroplanët izraelitë të okupimit bombarduan dhe shkatërruan plotësisht xhamitë Khalid bin al-Walid dhe Al-Ikhlas në Khan Yunis”, njoftuan autoritetet palestineze.Në rrjetet sociale është shfaqur edhe një video nga momenti i goditjes së kësaj xhamie.

Ikrami al-Mudallal, zëdhënës i Ministrisë së Fondacioneve në Rripin e Gazës, shtoi se Izraeli synoi gjithashtu një xhami të tretë në Gaza, Xhaminë Al-Sahwa, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara plotësisht në 59.

“Numri i xhamive të shkatërruara plotësisht është rritur në 59, me shkallë të ndryshme dëmtimi në 136 xhami dhe tre kisha, që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës”, tha al-Mudallal.Synimi i objekteve civile si vendet e kultit është shkelje e rregullave të luftës.

Izraeli pretendon se luftëtarët e Hamasit fshihen brenda dhe përreth këtyre vendeve.

Të ngajshme

Javën e ardhshme nis asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq, investimi afro 688 mijë euro –

KushtrimGuraj

KFOR-i për Urën e Ibrit: Nuk vendosim nëse duhet të hapet apo jo –

KushtrimGuraj

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Shoqata e të Burgosurve Politikë: Më 12 shtator të marshojmë përtej dallimeve politike –

KushtrimGuraj