Telenews

Ja kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja Bashkimi-Peja

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës. Sfida ishte paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00.

Ndryshe, kjo ndeshje është shtyrë, pasi lojtarët e Pejës, janë ankuar për të ftohtit që ishte në palestrën “13 qershor”, në Suharekë, atje ku ishte paraparë të luhej ky takim.

Kujtojmë, Bashkimi po i zhvillon ndeshjet si vendas në palestrën “13 qershori”, në Suharekë, pasi salla “Sezai Surroi” në Prizren është duke u rinovuar.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj