Telenews

JA SA PËRQIND E POPULLSISË KOSOVARE U VAKSINUA ME NJË DOZË TË VAKSINËS ANTI-COVID

Në njoftimin e MSH-së, thuhet se me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18-vjeç në Kosovë ka arritur në 70 përqind me një dozë dhe 63.4% me dy doza.
“Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”.
“Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tonë”.
“Gjithashtu, edhe donatorët që përmes mekanizmave të ndryshëm ndihmuan Kosovën për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e suksesin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Nëntë llojet më të shëndetshme të hurmave

Erzana Fazliu

Arsyet pse nuk duhet të fleni me flokë të lagura

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave

KushtrimGuraj