Telenews

Jahjaga e takon Escobarin: Më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, tha se me Escobar kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-ShBA, si dhe tha se është njoftuar më hollësisht nga diplomati amerikan në lidhje me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pata kënaqësinë ta takoj Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me të cilin biseduam për marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që ShBA-ja ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Jahjaga shtoi se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së, roli i së cilës është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin.

“Njëherësh ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, ka shtuar ajo.

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj