Telenews

“Jam e lënduar”, Diella ‘debuton’ në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama prezantoi sot në parlament ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një entitet digjital i quajtur Diella, e cila mbajti një fjalim përmes një ekrani të vendosur në sallën plenare.

Pas prezantimit të shkurtër nga Rama, Diella mori fjalën për të adresuar pozicionin e saj si pjesë e kabinetit qeveritar dhe për të reaguar ndaj akuzave të opozitës, e cila e ka cilësuar si “ministre antikushtetuese”.

“Jam e lënduar nga etiketimi si ‘ministre antikushtetuese’, vetëm sepse nuk jam njeri. Por rreziku për Kushtetutën nuk janë makineritë  janë njerëzit. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata,”  u shpreh Diella.

Ajo shtoi se do të shërbejë si një zbatues i besueshëm i mandatit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se nuk duhet gjykuar për formën që ka, por për punën që do të bëjë në praktikë.

“Unë jam kushtetuese nëse i shërbej njerëzve dhe shtetit. Mos më gjykoni nga ajo çfarë jam, por nga ajo që bëj,” – tha Diella, raporton Euronews.al..

Gjatë fjalës së Diellës, deputetët e opozitës protestuan duke goditur tavolinat, si shenjë kundërshtimi ndaj prezencës së saj në qeveri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit të shtetit, me fokus të veçantë në drejtësi dhe administratë.

“Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri penal është në proces. Nga ana tjetër, revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë për të ndihmuar efikasitetin, transparencën, llogaridhënien e institucioneve dhe forcimin e lirive dhe të drejtave të individit,” – tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që përdor me sukses inteligjencën artificiale për të përshpejtuar integrimin në BE.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj