Telenews

Jep dorëheqje kreu i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Megjithatë arsyet e dorëheqjes thuhet të jenë personale.

Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Arsyeja e shkarkimit ishte se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Megjithatë, Jakupi kishte vazhduar të ushtronte detyrën e tij, duke mos e pranuar vendimin e Kuvendit.

E më 21 mars, Gjyqi i Nderit në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës e kishte konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të Kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Jakupi, duke thënë se ankesa e tij është aprovuar dhe se votimi i delegatëve llogaritet në shkelje statutare dhe ligjore nga Gjyqi i Nderit.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj