Telenews

Jep dorëheqje kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

Kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Slavisa Bisevac ka dhënë dorëheqje sot

Kështu po raporton mediumi serb, “Kosovo-Online”. Kjo thuhet të jetë konfirmuar nga kryetari i iniciativës “Zubin Potok”, Milija Bisevac.

“Ai ka dhënë dorëheqje për shkak se autoritet në Prishtinë po planifikonin që të mbajnë një seancë ky kryetari i ri do të merrte pozitën, pra do të jepte betimin. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë për shkak se ne bevojmë që ai është absolutisht jolegjitim dhe nuk është zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne nuk duam të organizojmë një asamble të tillë, dhe t’i lejojmë që të marrin pushtetin në këtë mënyrë.” – citohet të ketë thënë ai.

Këtë komunë në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 23 prill, është fituar nga Izmir Zeqiri në Zubin Potok, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngajshme

Ndryshime në tregjet e kriptomonedhave, ja sa shitet Bitcoin

Yllka Gashi

Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Yllka Gashi

Kurti thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Yllka Gashi