Telenews

JOHNSON GODET ME KËTË DEKLARATË: PUTIN TASHMË KA DËSHTUAR NË UKRAINË

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tashmë ka dështuar, ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Ai tha se Putin nuk e dinte se çfarë e priste atë kur i dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.
Ai akuzoi kreun e shtetit rus se ka kryer krime lufte që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani në Evropë.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani”.
“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të kthejë pas tanket dhe armatën e tij”.
Gjithashtu Johnson tha se duhet të gjendet një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas.

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj