Telenews

Jurgen Uldedaj shënon fitoren e 20-të në boksin profesionist pas mposhtjes së Gerardo Melladës

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, ka regjistruar fitoren e 20-të në karrierën e tij profesionale në boks, pas një ndeshjeje të fortë kundër boksierit nga Kili, Gerardo Mellada.

Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, një nga arenat më të mëdha të brendshme në Angli, me një kapacitet prej 23,500 vendeve.

Ky ishte një duel i ngushtë mes dy boksierëve, të cilët qëndruan të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10-të. Pas një përballjeje të ashpër, gjyqtarët shpallën fitues boksierin shqiptar me vendim unanim, duke i siguruar atij fitoren e 20-të të karrierës së tij në boksin profesionist.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj