Telenews

Ka luajtur për një sezon me Real-in, Perez tenton rikthimin e bujshëm të yllit të njohur

ka-luajtur-per-nje-sezon-me-real-in,-perez-tenton-rikthimin-e-bujshem-te-yllit-te-njohur

Andriy Lunin pritet të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, pasi ukrainasi është “lodhur” duke qenë rezerva e Thibaut Courtois dhe kërkon një ekip të ri ku të jetë protagonist.

Prestigjozja “AS” raporton ditën e sotme se Florentino Perez synon transferimin e Kepa Arrizabalaga, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Lunin. Portieri spanjoll ka luajtur për një sezon 2023-2024 te Reali ku fitoi La Liga-n dhe Champions League, ndërsa këtë vit është i huazuar te Bournemouth.

30-vjeçari është ende nën pronësinë e Chelsea-s, “Blutë” janë të gatshëm ta shesin në mënyrë përfundimtare për një shifër rreth 20 milionë euro. Një shifër mëse e përballueshme për një ekip si Reali, i cili e sheh spanjollin si numrin dy pas Courtois dhe largimit të mundshëm të Lunin.

Edhe vetë portieri spanjoll është i hapur për rikthimin në Madrid dhe mesa duket këtë herë do të ndodhë në formë përfundimtare e jo më si huazim.

Të ngajshme

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Erzana Fazliu

Dy super-ndeshje sot në futbollin kosovar

Donat Hashani

Sonte dy ndeshjet shumë interesante nga Superliga e Kosovës në Basketboll

Donat Hashani