Ka ndërruar jetë shkrimtari dhe afaristi Avdi Aziz Shala
Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Avdi Aziz Shala nga Komorani, shkrimtar dhe afarist i njohur, i cili për dekada dha një kontribut të çmuar në letërsinë shqipe.
Avdi Shala ishte autor i një numri të madh veprash letrare. Në fushën e poezisë ai botoi “Lulishtja” (1967), “Xum, xum, xum” (1973), “Ju të mëdhenjtë” (1982), “Fluturoni, fluturoni” (2014) dhe “Merrja Tanushës bukurinë” (2015).
Në prozë ai la pas tregimet “Vocërraku me tufën e rrezeve” (1975), “Pikniku i shkronjave” (1977), “Abetarja ime” (1988) dhe “Drenica ungrit” (2000), si dhe novelën “Gjuha e luleve” (1979).
Kontribut të veçantë dha edhe në letërsinë për fëmijë me romanet “Njeriu me kapelë të verdhë” (1984), “Viti i ikjeve” (1987), “Fëmija i padukshëm” (1989), “Dielli me dritare” (2002), “Viti i ndjekjeve” (2004), “Viti i ndaluar” (2008), “Lulnaja” (2011), “Miushi magjistar” (2013), “Larglindi” (2015), “Shkurtabiqët pa atdhe” (2015) dhe “Shtatorja” (2016).
Po ashtu, ai ishte autor i dramave “Kali” (2008) dhe “Kapedan Karameli” (2013).
Përveç krijimtarisë letrare, Avdi Shala ishte i njohur edhe si afarist, duke lënë gjurmë edhe në jetën ekonomike e shoqërore.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 23 korrik 2026, në ora 17:00, në Varrezat e Komoranit 1 (Quka).
Redaksia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit letrar. U prehtë në paqe.

