Telenews

Kajtazi: Siguria publike kurrë nuk ka qenë më e cënuar, shteti duhet të alarmohet

Kajtazi thekson se kohëve të fundit ka ballafaqim të madh mes grupeve kriminale. Sipas tij, ajo çfarë ndodhi mbrëmë në kryeqytet, “moti nuk është parë diçka e tillë”.

“Siguria publike kurrë nuk ka qenë ma e cenuar se këto dy vitet e fundit. Ka grabitje të armatosura të shumta. Ka vjedhje të shumta nëpër shtëpi, nëpër prona private. Ka vrasje te shumta. Ka sulme te ndryshme kunder njerëzve, kunder individve. Dhe po ashtu ka ballafaqim të madh mes grupeve kriminale, bandave të ndryshme në qytet, gjithandej Kosovës, dhe veçanërisht në Prishtinë.

Neve na kujtohet para disa muajve, kur ndodhi grabitja me madhe në një argjendari në Suharekë. Aty pati i sulme dhe ndaj policisë së Kosovës. Dhe në besoni që natën që ka ndodhë, ky sulm i armatosur atje nga një grup kriminal tepër i rëzikshëm, që janë të përfshirë individ me të kaluar kriminale disa në burg, disa posa të dalur nga burgu, ka qenë në punë, në shërbim vetëm një veturë e policisë së Kosovës. Dhe nëse në një regjion, në një komunë siç është Suhareka ndodh që me u ballafaqu policia me vetëm një veturë në shërbim kjo flet më shumë për shtetin sesa për grupet kriminale”, tha Kajtazi në Rubikon.

Fati i mirë i qytetarëve është se konflikti i armatosur ka ndodh në orët e vona, thotë Kajtazi.

“Mbrëmë çka ka ndodh në Prishtinë mendoj qe moti nuk është parë diçka e tillë. Si me thënë, cënim i sigurisë edhe jetës së njerëzve ka qenë shumë i rëndë kur pat ndodh shpërthimi në lokalin Sekiraqa. Dhe mbrëmë kemi pas video e raportime nga vendi i ngjarjes, ka ndodh një dy luftim mes grupeve në vendbanim, në lagje të banueshme. Fati i mirë që ka ndodh vonë. Ka pas gjuajtje aq shumë, përdorim të armëve të gjata në vendbanim, fatkeqësisht edhe një qytetar i pafajshëm është plagosur. Por kjo ngjarje do të duhej ta alarmonte shtetin, gjithë shoqërinë sepse deri nesër mund të ndodh në një lagje tjetër, afër një shkolle, kudo”.

Të ngajshme

”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

Donat Hashani

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

KushtrimGuraj

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani