Telenews

Kamera kryesore me 200MP e Galaxy S23 Ultra do të ketë më shumë megapiksel, por madhësia e saj do të mbetet e njëjtë

kamera-kryesore-me-200mp-e-galaxy-s23-ultra-do-te-kete-me-shume-megapiksel,-por-madhesia-e-saj-do-te-mbetet-e-njejte

Ka kohë që Samsung ka prezantuar sensorin e saj me 200MP dhe ka shumë të ngjarë që telefoni Premium i radhës nga kompania jug koreane, Galaxy S23 Ultra ta ketë këtë kamerë.

Me sa duket nuk është i njëjtë me versionet HP1 dhe HP3 që kompania veçse i ka prezantuar dhe kishte disa spekulime që sensori prej 200MP i dizajnuar për S23 Ultra do të jetë shumë i madh, por mesa duket nuk është kështu.

Shitësit e telefonave të mençur kanë një kufizim në madhësi që i pengon ata t’i pajisin telefonat e tyre me sensora shumë të mëdhenj, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit, kemi parë shumë kompani të përdorin një teknikë të quajtur bashkim pikselësh ku piskelët më të vegjël kombinohen bashkë për të vepruar si një piksel i madh dhe për të nxjerrë imazhe më të detajuara.

Ky lajm vije nga rrjedhësi i informatave Ice Universe, i cili thotë se është 100 për qind i sigurte se kamera kryesore prej 200MP e S23 Ultra do të jetë me madhësi prej 1/1.3 inçëve dhe do të ketë piksle me madhësi prej 0.6μm dhe aperturë prej f/1.7 për të marrë më shumë dritë.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi