Telenews

Kandidati për president të Serbisë shkon në Prekaz për homazhe

Kandidati për president të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ai ndodhet atje bashkë me krerët institucionalë të Kosovës, opozitën, presidentin e Shqipërisë që shkuan për të nderuar veprën e të rënëve në Ditën e Pavarësisë.

Sandulloviq ka deklaruar se është një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që ka ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Europë.

“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq.

Nikola Sanduloviq dje u prit edhe nga kryeministri Kurti në Zyrën e tij.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj