Telenews

Kaos në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje (VIDEO)

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.
Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.
“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.
“Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”.
Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, mos më afro”.
Deputetja Dafina Stojanoska i tha Xhaferit: “Mos ki frikë”, dhe ai përfundoi: “Për rendin e ditës votuan 61 deputetë. 39 deputetë që qëndrojnë këtu janë kundër”.
Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar fjalim procedural.
Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi tha se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë.

Të ngajshme

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Yllka Gashi

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Yllka Gashi

Dyshimi për vrasjen Jetlira Foniqit, Osmani: Drejtësia duhet të flasë, përgjegjësia të jetë e plotë

Yllka Gashi