Telenews

KAPEN MALLRA TË KONTRABANDUARA NGA SERBIA NË KIJEVË DHE LIPJAN

Njësitet antikontrabantë të Doganës së Kosovës kanë hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, të kontrabanduara nga Serbia.
“Me saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me kete rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana ka njoftuar se në lokacion janë gjetur 550 litra vaj ushqimor, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 800 litra pije Coca Cola.
Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.
“Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse” ka njoftuar Dogana.

Të ngajshme

Policia jep detaje për vdekjen e vajzës 8-vjeçare në Suharekë

Valjeta Turkaj

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

Valjeta Turkaj

E rëndë në Elbasan! Vëllai godet me thikë vëllain

Valjeta Turkaj