Telenews

Kapet në kufi i dënuari për kanosje – Niset drejt burgut të Hajvalisë

Policia kufitare ka ekzekutuar një urdhërarrest ndaj një personi të kërkuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”, raporton Telenews.

Burimet e Telenewsit bëjnë të ditur se më 5 korrik 2025, rreth orës 19:00, në Pikën Kufitare në Han të Elezit është ndaluar Bekim Sabit Arifi, 48 vjeçar, me banim në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Gjatë verifikimit të të dhënave, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër aktiv për vuajtje të dënimit me burg efektiv për shkak të veprës penale “Kanosje”.

I njëjti është arrestuar dhe dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Sinjali do të sjellë detaje shtesë nëse paraqiten zhvillime të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj