Pati një moment të çuditshëm në fund të fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit të dielën mbrëma, pasi Ferran Torres dhe Stefan Savic u përjashtuan të dy për përleshje në fushë në momentet e mbylljes së takimit.
Incidenti nisi teksa ata luftuan për topin në minutën e 92-të, por dyshja vazhdoi të përplasej pasi topi ishte larguar nga Torres, ndërsa sulmuesi i Barçës tërhoqi kundërshtarin e tij në tokë dhe u përplas me të për rreth pesë sekonda.
Duket se kishte tërheqje flokësh dhe goditje me kokë midis Torres dhe mbrojtësit të Atleticos, me dy lojtarët që lanë topin dhe u fokusuan tek njëri-tjetri.



