Telenews

KAQ VAJZA TË ZHDUKURA NË KOSOVË, BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT!

Në Gjilan nëna ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk din asgjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Edhe në Viti vëllai ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia, sipas tij e njëjta ka probleme psikike.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.
Ndërsa në Gjakovë, babai ka raportuar në Polici se vajza e tij po ashtu e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.
“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dale nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj