Telenews

Karl-Anthony Tows thyen rekord pikësh në NBA [VIDEO]

Super-ylli i Minnesota Timberwolves, Karl Anthony Town në duelin e mesnatës që po lëmë pas, ku skuadra e tij e mposhti San Antonio Spursin 139149, theu një rekord të bujshëm.
Towns shënoi plotë 60 pikë në fitoren e Minnesotas, duke kontribuar edhe me 17 kërcime e tre asistime.

26 vjeçari theu rekord për këtë stinor në NBA, duke u bërë basketbollisti me më së shumti pikë të realizuara.
Towns gjithashtu u bë lojtari i 31-të në historinë e NBA, që arrin kuotën e 60 pikëve, derisa i fundit që mbante rekordin me mbi 60 pikë, ishte Shaquille O’Neal, i cili kishte realizuar 61 pikë për Lakers më 6 mars të vitit 2000.
Towns edhe në klubin e tij te Minnesota e mban rekordin për pikë të shënuara, pasiqë askush deri tani nuk ka shënuar më shumë pikë se ai.
https://www.youtube.com/watch?v=oQQWE6_2Dh8

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu