Telenews

Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE

Lideri i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një deklaratë për mediame ka theksuar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nga nesër, 9 maj, mund të shpallë koalicionin e ndryshimit me partinë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE.

“Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kasami.

Ai ka theksuar se për momentin është e sigurt që koalicioni VLEN po fiton në Tetovë, Teracë, Bërvenicë, Zhelinë dhe në Komunën e Çairit.

“Në këtë atmosferë impozante shpallim fitore në kampin politik shqiptar. Koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën për të votuar ndryshimin”, ka thënë ai nga sheshi i Tetovës.

Ai ka shtuar se në disa komuna të tjera janë në pritje të rezultatit përfundimtar dhe beson se edhe atje do të jenë fitues.

Kasami ka thënë se ende nuk i kanë bërë llogaritë për deputetët, por beson se do të jenë të barabartë në numër.

source

Të ngajshme

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen

50 fëmijë në dispozicion për adoptim, 200 familje të interesuara

Prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë