Telenews

Kate Middleton flet për ribashkimin e vëllezërve pas shumë kohësh

Princesha e Uellsit, Kate Middleton duket se ka bërë disa deklarata pas shfaqjes publike së bashku të bashkëshortit të saj me vëllain e tij Princin Harry pas disa kohësh.

Familja mbretërore u afrua më shumë pasi Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare. Një valë gëzimi përfshiu popullin britanik kur ‘katërshja fantastike’ u ribashkuan të shtunën pasi Princi William i kërkoi Harry-t dhe Meghan-it t’i bashkoheshin atij dhe gruas së tij në Windsor.

Ishte një moment i veçantë pasi shënoi herën e parë që vëllezërit dhe kunatat ishin bashkë që nga zbulimi i statujës së Princeshës Diana korrikun e kaluar. Kate Middleton ka zbuluar mesazhin e saj të butë për ribashkimin e kunatave. “ Në momente si kjo duhet të bashkohemi ”, tha ajo.

Princesha e Uellsit gjithashtu u zbuloi britanikëve momentin kur djali i saj Louis e ngushëlloi atë për vdekjen e Mbretëreshës. “Louis tha se të paktën gjyshja është me stërgjyshin tani.”/abcnews.al

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj