Telenews

Katër avionë luftarakë rusë kapen në hapësirën ajrore të Polonisë

Derisa tensionet po vazhdojnë mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Perëndimit, katër avionë luftarakë rusë janë kapur duke fluturuar në hapësirën ajrore të NATO-s.

Në një deklaratë të Forcave Ajrore Italiane (Aeronautica Militare) thuhet se avionët luftarakë u ngritën nga Kaliningradi para se të shkelnin hapësirën ajrore polake, raporton The Sun.

Avionët rusë më pas fluturuan përtej Detit Baltik në drejtim të Suedisë përpara se të “detyroheshin” të ktheheshin në bazë.

Kaliningradi është pjesë territori shumë e militarizuar, e shkëputur nga shteti kryesor rus dhe e rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Shpesh është në qendër të tensioneve midis Putinit dhe NATO-s.

Saktësisht se çfarë lloj avionësh rusë u kapën nuk është konfirmuar ende nga NATO. Por, NATO dhe Rusia mbeten në mosmarrëveshje për luftën e Putinit në Ukrainë.

Polonia është anëtare e aleancës, ndërsa Suedia këtë vit nënshkroi protokollet për t’u bashkuar luftës së egër të Putinit në Ukrainë.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi